Messenger, rrjeti social për të komunikuar me miqtë e Facebook-ut ka arritur të njëjtin numër përdoruesish sa Whatsapp-i.

Tashmë të dyja rrjetet sociale kanë 1.3 miliard përdorues. Këtë e bëri të ditur themeluesi David Marcus nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndërkohë, Whatsapp do sjellë të reja në përditësimin që do i bëhet së shpejti duke u bërë akoma më konkurrues.

Qarkullojnë fjalë se me anë të një komande do fshihen mesazhet e dërguara gabimisht, por vetëm për një kohë prej 5 minutash që nga momentin që është dërguar.