Facebook Messenger është një nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën, i cili pritet të sjellë një risi në teknologji.

Facebook Messenger së shpejti do t’ju lejojë që me anë të zërit të shkruani mesazhet tuaja në chat. Kjo do të ndodhë përmes asistentit të quajtur “M”, ku ju do ta përdorni zërin për të shkruar.

Ky zë komandues do ta bënte edhe më të lehtë përdorimin e Messenger, por ende nuk ka një datë të caktuar se kur pritet të vihet në përdorim.