Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit. Kjo pasi, Microsoft që nga sot ka përfunduar mbështetjen për këtë sistem.

Megjithatë kushdo mund ta përdor Windows 7-n, por duhet të marrë rrezikun pasi mund të jetë i zbuluar përballë sulmeve të rrezikshme kibernetike. Pasi Microsoft i dha fund sistemit operativ, kompania nuk jep më mbështetje teknike, përditësime në software ose përditësime të sigurisë.

“Pas 10 vitesh, mbështetja për Windows 7-n i vjen fundi më 14 janar 2020. Ndërkohë që mund ta përdorni kompjuterin me Windows 7, por pa përditësime në software dhe me siguri do të jeni të rrezikuar për viruse dhe sulme”, shpjegoi Microsoft.

Çfarë duhet të bëni me kompjuterin që punon me Windows 7?

Këta lloj kompjuterësh që operojnë me këtë sistem do të funksionojnë edhe pas të martës, por bëhen gjithnjë e më pak të sigurt. Sipas Microsoft, mënyra më e mirë është që njerëzit të përdorin Windows 10. Ky sistem operativ modern është Windows-i më i sigurt i ndërtuar dhe kushton 120 Paund.

Është e mundur që Windows 10-a të instalohet edhe në kompjuterët e vjetër, por gjiganti teknologjik ka paralajmëruar se mund të ketë probleme. Që të punojë në rregull, Windows 10 duhet të ketë një kompjuter me procesor 1 GHz, një memorie 16 GB dhe memorie RAM 1 GB.