“Microsoft” mbyll “eBook”, “zhduken” edhe librat e blerë

04/04/2019 - 11:13

Lajme të këqija vijnë për përdoruesit e shërbimit “eBook” të “Microsoft”-it. Kompania është duke e mbyllur, dhe bashkë me të çdo libër i blerë “online” do të humbasë duke u bërë i palexueshëm.

Për të zbutur goditjen, “Microsoft”-i premtoi rimbursimin e të gjithë klientëve që kanë blerë libra elektronikë, gjë që konsiderohet edhe si tregues i faktit që mund të mos ketë pasur shumë të tillë, e kjo duket ka sjellë edhe nevojën për ta mbyllur këtë shërbim.

Librat në fjalë nuk kanë qenë kurrë të klientëve. Ndonëse ka dhënë paratë për to, ajo që përdoruesi ka përfituar në fakt ka qenë vetëm e drejta e qasjes në libër. Kjo e drejtë për të lexuar mund t’i merret në çdo moment.

Për gazetarin e BBC-së në Amerikën e Veriut e gjithë situata në fund është një kujtesë e ndryshimit të fortë të mënyrës sesi përcaktohet pronësia në epokën e internetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Facebook ka njoftuar se miliona fjalëkalime të përdoruesve të Instagram kanë qenë të ekspozuara në serverat e saj.

Kompanitë Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajn

“Facebook” mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit bashkëveprojnë me postimet e tyre në këtë platformë.

Rrjetet më të përdorura socialse si Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë shfaqur sot probleme në të gjithë botën.

Rrjeti social "Whatsapp" i ka dhënë zgjidhje një problemi që shkaktonte bezdi për këdo.

Rrjeti më i madh social do të preket nga ndryshime të tjera.

Zëri anonim i industrisë teknologjike, "Mr White", ka vazhduar historinë e tij të gjatë të rrjedhjes së produkteve të Apple, duke zbuluar

Aston Martin ka vendosur që të prodhojë një “xhevahir” me rastin e 100-vjetorit të tij.