Motorola rikthen telefonin ikonik në versionin modern

15/11/2019 - 18:15

Motorola Razr 2019 rikthen një nga telefonët më ikonë të kompanisë në vitet 2000.

Razr V3, i cili u hodh në treg në vitin 2004, u bë një nga telefonat më të shitur, dhe madje ajo mbyllja tipike në fund të bisedës duke përplasur telefonin ishte pamje e zakonshme edhe në shumë filma të asaj kohe.

Tani Motorola po përpiqet të rikthehet sërish me të njëjtin model, por me stil të modernizuar.

Motorola Razr 2019 ka ekran sa një telefon normal, por mund të paloset njësoj si i vjetri. Dizenjoja është e mirë dhe telefoni duket se funksionon  më së miri.

Palosja bën që telefoni të jetë më praktik, dhe madje selfiet bëhen më mirë duke e mbajtur të mbyllur. Por për nga fuqia nuk është më i mirë se telefonët që janë në treg, edhe pse çmimin e ka reth 1500 dollarë.

Çmimi mund të justifikohet me faktin që Samsung dhe Huawei, të cilët po ashtu kanë bërë telefona që palosen, i shesin me nga 1900 dollarë e sipër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar në parim memorandumin e bashkëpunimit me SHBA-në, sa i takon sigurisë së rrjetit 4G dhe

WhatsApp ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë më në smartphone-t e vjetër.

Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqje nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë.

Makina më e shpejtë në botë është prezantuar në Dubai Motor Show këtë javë.

Një studim i kryer nga kërkuesit në universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqj

Kur Huawei Mate 30 Pro debutoi në shtator, u vu re një detaj dizajni i cili është adoptuar në masë nga prodhuesit e telefonëve flagshipë

Sipas studiuesve të sigurisë, problemi i fundit i WhatsApp mund të lejojë që hakerat të vjedhin mesazhet, fotot, videot dhe informacionet

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë se ku dhe kur rrufeja do të bjerë brenda një intervali prej 30 kilometrash me një paraprirje

Audi ka lançuar modelin S8 për vitin 2020, i cili do bëjë debutimin publik javën e radhës në Auto Show-in e Los Angelosit.

“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.