Mungesa e vitaminës B12 dhe rreziku nga Covid-19

12/07/2020 - 11:56

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitaminën B12.

Mungesa e kësaj vitamine në organizëm në këtë kohë pandemie është problem sepse rrit rrezikun e vdekshmërisë nga COVID-19 tek njerëzit dhe veçanërisht në moshën e tretë. Mungesë e vitaminës B12 mund të mos diagnostikohet siç duhet në disa raste, megjithatë pasojat e një gjëje të tillë mund të jenë fatale për dikë të prekur nga koronavirusi.

Nivelet e pamjaftueshme të B12-së mund të nënshtrojnë sistemin imunitar dhe të pengojnë aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa ndaj infeksioneve virale.

Mangësi të rënda të vitaminës B12 madje mund të shkaktojnë hiperomocisteinemi, një gjendje që mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut fatal në tru, mushkëri dhe këmbë të ulët.

Sasia e nevojshme e vitaminës B12

Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit Por përvec suplementëve që shiten në farmaci, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.

Nivelet e vitaminës B12 përcaktohen falë analizës së gjakut. Nivelet normale të saj konsiderohen nga 200 deri në 900 pikogramë/ milliliter (pg/ml). Shumica e ekspertëve bien dakord se çdo nivel nën 200 pg/ml përbën një mungesë të vitaminës në gjak. Ekspertë të tjerë këshillojnë se edhe niveli 350 pg/ml është optimal.

Burimet më të mira ushqimore të vitaminës B12

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë. Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12.

Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12.

Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të "shkatërrojnë" smartphone-in tuaj.

Përdoruesit e Google Chrome janë këshilluar që të bëjnë kujdes nëse ju shfaqet një tabelë ku njoftohen se duhet të përditësojnë versionin

Apple ka paralajmëruar emoji të reja këtë vit, ku pjesë do të jetë edhe ajo me maskë duke u përshtatur me situatën e COVID-19 që ka preku

Dy astronautë amerikanë të NASA-s do të bëjnë sërish një udhëtim rreth orbitës së tokës më 1 gusht.