Rrjeti social Instagram, ka bërë një ndryshim të ri dhe përdoruesit anë e mbanë botës kanë filluar të ankohen.

Instagrami ka ndryshuar mënyrën se si përdoruesit lëvizin në faqen e tyre të parë ku shohin postimet, duke shkuar nga ana e djathë të të majtën, dhe jo nga lart poshtë si më parë.

“Çfarë dreqin është ky Instagrami. Më kthe pas Timeline-n. Ky përditësim ta shpif!”– shkruajnë komentuesit në lidhje me ndryshimin i ri të cilët e kanë pëlqyer aspak.

Por, ka një mënyrë se si ju mund të riktheni versionin e vjetër, mjafton t’i bëni report ndryshimit të ri, dhe pasi Instagrami shqyrton kërkesën tuaj mund të rikthejë versionin e mëparshëm.