Modeli kabriolet për herë të parë u prezantua para më shumë se një viti në New York Auto Show.

Por, një vit më vonë, prodhuesi Gjerman ka shpalosur versionin më të fuqishëm Plus, që ka nderin të jetë makina kabriolet më e shpejtë që Audi ka ndërtuar ndonjëherë, transmeton Express. Ngjashëm më modelin me tavan të përforcuar, Spyder Plus ka motor me ajrosje natyrale 5.2-litër V10 i cili prodhon 610 kf. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.3 sekonda, që është 0 sekonda më shpejt se R8 V10 Spyder.

Ky model mund të jetë i fundit me motor me ajrosje natyrale, tani Audi duket se këta do t'i zëvendësojë me motorët V10 me turbo kompresor.