E kaltër Estoril është ngjyra e veçantë për këtë model.

Ky model edhe pse nga jashtë mund të duket vetëm si një veturë luksoze, në realitet kjo BMW M760Li xDrive ofron komoditet dhe performancë të lartë.

I lyer me ngjyrën e kaltër Estoril, spojleri i përparmë vjen nga 3D Design, ndërsa ai i pasmë nga Alpina, transmeton Express. Rrotat janë 21 inç M Performance me degëzime të dyfishta në formë ylli.

Motori me turbo të dyfishtë 6.6-litër V12 prodhon 610 kf, mjaftueshëm për të lançuar këtë "raketë" nga 0-100 km/h brenda 3.6 sekondave.