Google Photos është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur imazhet në Cloud, të cilat kjo kompani po i përmirëson vazhdimisht me veçori të reja.

Risia e këtij viti vjen me zmadhimin e fotove, duke zvarritur videon në ekran me dy gishta. Me këtë përditësim, zmadhimi do të funksionojë gjithashtu në videot e portreteve ose peisazhit, duke ju lejuar të zmadhoni një video ose një pjesë të veçantë të saj.

Për herë të parë ky përmirësim u vu re në forumin XDA Developers, me Google Photos v4.33 për Android. Ky opsion, i cili u prezantua për herë të parë në rrjetin social Instagram, është bërë një mënyrë e zakonshme e përdorimit dhe shikimit të videove në internet.

Sidoqoftë kjo veçori aktualisht është në një fazë provë dhe është në dispozicion vetëm për zhvilluesit.