Njihuni me sistemin e ri stereo që do të mundësojë Apple Car Play për çdo makinë

17/04/2014 - 19:09

17 prill 2014 - Apple CarPlay mund të duket si një sistem i thjeshtë, por në të vërtetë përbën një teknologji shumë të rëndësishme për industrinë e makinave. CarPlay lejon pajisjet iOS të integrohen në sistemin stereo të makinës dhe siguron driver-a që mund të akseosjnë Siri-n, muzikën, telefonatat dhe shumë më tepër se kaq.

Fatkeqësisht, jo çdokush mund të përdorë këtë sistem pasi është e nevojshme të dispononi një makinë që suporton një sistem të tillë që mund të funksionojë me CarPlay. Mesa duket edhe ky problem do të zgjidhet së shpejti.

Sipas një raportimi të fundit, rezulton se kompania japoneze Alpine Electronics ka në plan të lançojë një sistem të ri stereo që do të përfshijë edhe suportin për CarPlay. Sistemi do të instalohet në platformën e një makine dhe lidhjen me pajisjet iOS do t’a mundësojë nëpërmjet një kablli dhe jo nëpërmjet teknologjisë Bluetooth.

Sipas raportimit, sistemi Alpine do të jetë i pari sistem që do të ofrojë suport për CarPlay dhe do të jetë i disponueshëm këtë vjeshtë në SHBA dhe në Evropë me një çmim që varion nga 500 $ deri në 700 $. (PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q