Porsche prezantoi superjahtin e vet futuristik, një përzjerje mes luksit, hijeshisë dhe teknologjisë.

Jahti është i pajisur me një SPA, një pishinë dhe i ndërtuar në një pjesë të madhe me fibra karboni për të reduktuar peshën e mjetit dhe rritur lëvizshmërinë e tij.

Superjahti, i quajtur “Porsche GTT 115” do të prezantohet në “Monaco Yacht Show” më 27 shtator, ndërsa sa i takon çmimit, pritet që ai të fillojë nga 21 milionë dollarë.