Lajme aspak të mira vijnë nga rrjeti social "Twitter", i cili ka pranuar problemet në lidhje me çështjen e sigurisë së përdoruesve. 

Sipas BBC, mesazhet private të dërguara nga përdoruesit e aplikacionit të Twitter mund të kenë jenë ekspozuar publikisht për vite me rradhë.

Twitter njoftoi se kishte zbuluar një problem të sigurisë që lidhej me “mesazhet” që u bënë publike kur pati ndryshime tek llogaritë.

Bëhet fjalë për ata që kanë përditësuar adresën e emailit të lidhur me llogarinë e tyre nga nëntor 2014 deri në janar 2019.

U njoftua gjithashtu se problemi ishte rregulluar me 14 janar, me premtimin se nëse do të ndodhë një gjë e tillë, përdoruesit do të informohet për incidentet.