Nuk do të kem më… WhatsApp nga 1 shkurti?

09/01/2020 - 13:53

Duke filluar nga 1 shkurti, përdoruesit e smartfonëve me versionet më të vjetra të programeve iOS dhe Android, nuk do të jenë më në gjendje të krijojnë llogari të reja ose të verifikojnë ato ekzistuese në aplikacionin e mesazheve, shkruan tabloidi i njohur “The Sun”.

Do të preken personat që përdorin versionet 2.3.7 ose më të vjetra. I njëjti fat i pret edhe përdoruesit e iPhone me versionin iOS 8 ose më të vjetër.

Fatmirësisht, shumë smartfonë do të kenë ende mundësi të shkarkojnë sisteme operuese më të përditësuara, në mënyrë që përdoruesit e pajisjeve më të vjetra të kenë akoma mundësi të bëjnë përditësime para 1 shkurtit.

Programet, si iOS 9, janë në dispozicion për iPhone 4 e tutje.

iPhone 4 është në treg që prej vitit 2011.

Përdoruesit e Android, duhet të aktivizojnë “Settings”, të klikojnë “About Phone” dhe pastaj “Software Update”.

Nëse jeni përdorues i iPhone, duhet të aktivizoni “Settings”, pastaj të klikoni “General” dhe pastaj “Software Update”.

Që të dyja metodat do të paraqiten në versionin e ardhshëm të programit në përdorim dhe do të japin mundësinë për të bërë përditësime, nëse do të jetë e nevojshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.