Ke një këngë e cila të ka mbetur në mendje, por nuk i gjen dot titullin? Google tashmë ka një opsion që mund t’ju ndihmojë të kujtoni titullin e këngës që do.

Edhe nëse kujton melodinë, por jo tekstin, sërish të vjen Google në ndihmë. Thjesht ti këndon një “la lala lala“ sipas vijës melodike të këngës, Google mund ta kuptojë dhe ta gjejë pjesën tjetër.

Ky program i ri aktualisht punon në anglisht në iOS dhe në 20 gjuhë në Android.

Google ka në plan ta prezantojë edhe në më shumë gjuhë në të ardhmen.