Okulistët: Përdorimi i tepërt i smartfonëve mund të dëmtojë sytë

30/03/2014 - 21:10

30 mars 2014 - Okulistët janë duke paralajmëruar për përdorimin e tepër të telefonëve dhe pajisjeve të tjera si kompjuterë, tabletë dhe TV me ekran të rrafshët, që mund të sjellin dëmtime afat-gjata. Sipas një studimi të bërë në 2,000 persona, personat e moshës më të vogël se 25 vjeçare e shikojnë telefonin e tyre tridhjetedy herë gjatë ditës. Okulisti AndyHepworth tha: “Drita vjollcë- e kaltër është e rrezikshme dhe helmuese për pjesën e pasme të syve tuaj.

“Kështu që përgjatë një periudhe të gjatë kohore ajo me gjasë mund të dëmtojë sytë e juaj. Kur jeni duke shikuar në një telefon të mençur, drita që del nga ai është vjollcë- e kaltër.”

Ai thotë që testimet e bëra kanë gjetur që ekspozimi i tepërt në këtë lloj drite ka mundësi të vendos në rrezik më të madh degjenerimin makular, që është shkaktar i verbimit. Okulistët thonë që, megjithëse drita e lehtë “e mirë” është e nevojshme për të rregulluar orët biologjike, mendohet po ashtu që ekspozimi i gjatë ndaj dritës vjollcë- të kaltër mund të çrregullojë mostrat e gjumit dhe të ndikojë në disponim.

“Ndonëse ne nuk e dimë nëse ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me shkaktimin e problemeve të syrit, ka dëshmi të fuqishme laboratorike që ka gjasë ta bëjë atë,” shtoi Andy. “Është kombinim i mos-mbylljes së mjaftueshme [të syrit] dheafrimiipajisjesmë afër se sa që normalisht i shikoni objektet – kjo lodh sytë e juaj.”

Më tepër dhimbje koke

Studimi, i udhëhequr nga një grup i okulistëve të pavarur, gjeti që mesatarisht, një adoleshent shpenzon pothuajse shtatë orë gjatë ditës duke e shikuar ekranin ku pothuajse gjysma ndjehen të tensionuar kur qëndrojnë larg telefonëve. Statistikat sugjerojnë po ashtu që 43 për qind e personave nën 25 vjeç përjetojnë acarime ose shqetësime të vërteta kur ata nuk mund t’i kontrollojnë telefonët e tyre kur ata duan. Është gjetur po ashtu që 55 për qind kanë ndjerë që qëndrimi i gjatë pranë ekranit ndikon në mungesë të rehatisë së syrit. AmandaSaint, e cila është okuliste, thotë që këshilla është e thjeshtë.

“Testoni rregullisht sytë e juaj dhe merrni pushime të rregullta nga kompjuteri juaj dhe pajisja që e mbani në duar.”

(PCWorldAlbanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një hile në Instagram ju lejon të shihni se sa njerëz i ruajtën fotot tuaja.

Shumë pak smartphone të rinj u prezantuan këtë vit në CES 2020 dhe kjo pasi eventi i vërtetë dedikuar kësaj kategorie nuk ka mbërritur en

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milionë personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit.

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju.

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion.

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëti

Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit.

Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit.

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një "dark mode", që lodh më pak shikimin.