Rrjeti social “Facebook” është duke bërë disa testime për të shtuar një opsion të ri në aplikacionin që përdoret në smartphone. Ky opsion i ri do të quhet “Do not disturb” (Mos më shqetësoni), që do të thotë se nëse ju e aktivizoni, atëherë nuk do të merrni asnjë njoftim në rrjetin social për një afat kohor të pacaktuar.

Afatin kohor duhet ta caktoni ju, duke filluar nga 30 minuta në ditë dhe më gjatë. Ekziston gjithashtu edhe mundësia për të mos pranuar asnjë njoftim nga “Facebook” deri në një njoftim të ardhshëm nga ana juaj, që do të mundësojë rikthimin e njoftimeve në postën tuaj të “Facebook”-ut.

Thuhet se opsioni “Do not disturb” do të shtohet edhe në rrjetin tjetër social “Instagram”.