Paralajmërimi i çuditshëm i “Samsung”-ut: Ekranet “e zgjuar” mund t’ju spiunojnë

10/02/2015 - 14:27

 10 shkurt 2015 -  Gjiganti i teknologjisë “Samsung” ka lëshuar një paralajmërim të çuditshëm ndaj klientëve të tij, të cilët shpesh herë diskutojnë informacione mbi çështje personale përpara televizorëve “inteligjentë”, që kanë në mjediset e tyre të banimit. Paralajmërimi në fakt u dedikohet atyre shikuesve, të cilët kontrollojnë televizorin “e zgjuar” Samsung duke përdorur funksionin e aktivizimit me zë, apo e thënë ndryshe të komandosh gjithçka vetëm duke u shprehur dhe pa shtypur butonat e telekomandës. Të tillë televizorë, sipas vetëm kompanisë, mund të “dëgjojnë” shumë prej gjërave që thuhen përpara tyre dhe mund t’i shpërndajnë këto detaje me kompaninë “Samsung”, apo edhe me palë të treta.

Aktivistët për mbrojtjen e privatësisë thonë se teknologjia e ka marrë frymëzimin për ekranet nga novela “1984” e George Orwell, i cili spiunonte qytetarët. Paralajmërimi erdhi përmes një lajmi të publikuar në revistën online të lajmeve “Daily Beast”, e cila publikoi një ekstrakt të një seksioni të politës së privatësisë së “Samsung”-ut, në lidhje me televizorët “e zgjuar” të lidhur me internet. Politika në fjalë shpjegon se televizori do të dëgjojë vazhdimisht njerëzit që ndodhen në të njëjtën dhomë, në përpjekje për të pikasur nëse jepen komanda apo bëhen pyetje përmes kontrollit zanor në largësi. Në të thuhet:

“Nëse fjalët e thëna prej dikujt përfshijnë informacione personale apo të ndjeshme, ai informacion do të jetë mes të dhënave të kapura dhe të transmetuara drejt një pale të tretë”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju.

WhatsApp-i duket se është tërhequr nga plani për përdorimin e reklamave në aplikacion.

Shefi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos shpalosi sot një projekt investimi në Indi, duke e konsideruar një pikë kyçe në zhvillimin e tregëti

Kompania “Apple” mund të detyrohet nga rregullat e reja të BE-së për të ndryshuar fishin e karikuesit.

Postimet 24 orëshe (Story-t) në Instagram prej vitit 2016 janë bërë një nga opsionet më popullore të këtij rrjeti social.

Është një nga sistemet operative kompjuterike më popullore, por si çdo gjë tjetër, edhe Windows 7-s i erdhi fundit.

Facebook do të ndryshojë look brenda pranverës, në versionin për kompjuter dhe do të jetë edhe një "dark mode", që lodh më pak shikimin.

Pas një viti të vështirë, shitjet e makinave në kompanitë e prodhimit të makinave Daimler dhe Audi u rritën nga fundi i vitit 2019, ku të

Duke filluar nga 1 shkurti, përdoruesit e smartfonëve me versionet më të vjetra të programeve iOS dhe Android, nuk do të jenë më në gjend

Teksa vijon puna për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin 2022, Kina ka shënuar një tjetër moment historik; ndërtimin e një