Modeli G-Class që Mercedes pritet së shpejti të nxjerrë në treg do t’i ngjajë atij të prodhuar në vitin 1979, forma do të jetë e njëjtë, megjithëse të gjitha gjërat e tjera do t’i ndryshohen.

Zyrtarë të kompanisë Mercedes, kanë bërë të ditur se modeli ri i kësaj serie, që prezantohet në fund të shtatorit, vjen me shumë risi.

“Forma katrore nuk do të hiqet, por shumë ndryshime do të pësojë pjesa e jashtme së bashku me atë të brendshme”,- është thënë lidhur me rastin.

Nuk bëhen të ditura detajet, por makina që është e aftë edhe për terrene të vështira, në të ardhmen mund të ketë më shumë se 416 kuaj fuqi ndryshe nga sa ka tani.