Përdoruesit braktisin WhatsApp, cili është aplikacioni që po e sfidon

12/01/2021 - 13:26

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook.

Por me rregullat e reja që ka vendosur, ku përdoruesit janë të detyruar t’i pranojnë ose llogaria iu mbyllet, ka bërë që shumë prej tyre të braktisin këtë aplikacion dhe t’i bashkohen një tjetër rrjeti social.

Por cili është aplikacioni që po e sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë.

Sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 shkurt do t’iu mbyllet llogaria.

Shumë përdorues janë shprehur kundër këtyre rrregullave të reja dhe kanë filluar të përdorin aplikacionin Signal. Madje edhe miliarderi Elon Musk, në një reagim në Twitter, u sugjeroi përdoruesve që të kalojnë në aplikacionin Signal. Ky aplikacion vlerësohet që të jetë mënyra më e sigurt e komunikimit dixhital.

Përdoruesit kanë mundësinë që të fshijnë mesazhet brenda një periudhe të caktuar kohore, nga 1 javë në 5 sekonda. Interesante është edhe fakti që disa anëtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, përfshirë edhe Kryeministrin, po përdorin aplikacionin Signal, raporton “The Sun”. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tren i ri synon ta zërë vendin e parë në botë në transportin hekurudhor, qoftë nga ana e komoditetit, ashtu edhe për shpejtësinë e ti

Google ka kërcënuar se do të tërhiqet nga Australia, për shkak të përplasjeve që ka pasur në këtë vend për reklamat.

Një thashethem që kemi dëgjuar disa herë tani është se diapazoni i iPhone 13 do të ketë një nivel më të vogël dhe tani po e dëgjojmë përs

Twitter refuzoi të hiqte imazhe dhe video pornografike të shpërndara gjerësisht ne rrjet të një adoleshenti, viktimë e trafikimit seksual

Qeveria e Brazilit do të pranojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei që të marrë pjesë në ankandet për rrjetin 5G.

Aplikacioni i mesazheve, Signal ka raportuar probleme teknike të premten pasi njohu fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë shtuar në

Politika e re WhatsApp ka shkaktuar një valë të madhe shkarkimesh të aplikacionit SIGNAL ditët e fundit.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga pro

Asnjë ndryshim në mënyrën e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook në rajonin europian.

Në kalendarin Gregorian, pragu i Vitit të Ri, dita e fundit e një viti, bie më 31 dhjetor.