Përse është e rrezikshme të përdorni iPhone ose Samsung të vjetër?

22/01/2020 - 09:05

Përdorimi i një aparati të vjetër celular mund të përbëjë rrezik për ju. Ky është paralajmërimi që japin ekspertët për të gjithë ata që përdorin iPhone ose Samsung të vjetër, apo çdo lloj tjetër celulari me platformën Android.

Bëhet fjalë për ata celularë të cilëve u është hequr mbështetja nga kompania, pra atyre të cilëve nuk u përditësohet software.

Por në çfarë forme jeni të rrezikuar?

Ekspertët e teknologjisë thonë se ata persona të cilët përdorin këto pajisje të vjetra, rrezikohen nga sulmet e hakerave. Për shkak se celularë të tillë nuk kanë më mbështetjen e kompanisë së tyre, siguria është më e ulët. Hakerat e kanë më të lehtë të ndërhyjnë në pajisjen tuaj dhe të vjedhin informacione me vlerë, sikurse janë të dhënat tuaja personale, foto apo video, por edhe llogaritë bankare nëse i keni të hapura në aparatin tuaj.

Kompanitë e mëdha, si Apple apo Samsung, ndërpresin rregullisht mbështetjen për pajisjet e vjetra, pasi jo të gjithë celularët azhornohen me sistemin më të fundit operativ. Këto pajisje të vjetra, hakerat i shikojnë si objektiva të lehtë dhe i sulmojnë në mënyra të ndryshme, thonë ekspertët. Prandaj ata këshillojnë që të blini aparate celulare sa më të reja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një raport i fundit për iPhone-n e ardhshëm thotë se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D.

Gazeta e Spitalit Infektiv (JHI) këshillon se koronavirusi mund të jetë në smartphonet tanë të cilët gjithashtu duhet të pastrohen pasi i

Google Translate është platforma më e përdorur nga lundruesit e internetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndrys

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.