Postimet në Facebook duket se po fshihen në mënyrë automatike, edhe pasi përdoruesit i postojnë ato. Shumë persona pohuan se kanë shpërndarë postime në profilin e tyre në Facebook, vetëm për të parë nëse ato zhduken pasi të postohen.

Në faqet e Facebook, përdoruesit po raportojnë se edhe mesazhet zhduken brenda disa minutash, pasi janë parë nga miqtë e tyre. Problemi duket se është i pranishëm në disa faqe të caktuara në Facebook dhe disa lloje postimesh.

Është e pamundur të shihet nëse postimet janë fshirë në mënyrë manuale, shkruan The Independent.

Edhe problemet më të vogla mund të konsiderohen të mëdha për Facebook, pasi rrjeti social përdoret nga më shumë se një miliard persona.