Prezantohet Galaxy S20 me rrjetin 5G dhe kamerën e “frikshme”…

14/02/2020 - 08:48

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotografinë.

Modeli më i fundit i Samsung “Galaxy S20” do të jetë telefoni i parë 5G për shumë njerëz, një kamera 64 MP në modelet S20 & S20+, ndërsa për ata që duan më shumë “Galxy S20 Ultra” vjen me një kamera 108MP. Miliona piksela më shumë në çdo foto.

Me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe zhvillimet e AI (inteligjencës artificiale) kamera e modeleve të reja është më e avancuar se kurrë më parë, më tepër qartësi, më shumë zmadhim për të kapur foto që më parë ishin të pamundura, më shumë fokus, cilësi shumë herë më e mirë edhe natën.

Ashtu si në modelet Note10 edhe S20 vijnë pa një portë jack për kufje ku konektori i vetëm do jetë i tipit C. Për herë të parë videot vijnë në rezolucionin 8K, katër herë më e madhe sesa UHD dhe 16 herë më shumë se FHD, çdo kuadër i videos mund të shndërrohet lehtësisht në një foto me cilësi 33MP. Risi është prezantimi i veçorisë “Single Take” ku me shtypjen e një butoni ju ruani 10 foto dhe 4 video të shkurtra.

Bëj çfarë të duash, më mirë… kjo është edhe motoja e Samsung për telefonin e ri, ku fshirja i takon së shkuarës me memorien e brendshme deri në 512GB dhe 1TB përmes MicroSD, RAM 12GB. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një raport i fundit për iPhone-n e ardhshëm thotë se telefoni do të ketë një kamër të pasme 3D.

Gazeta e Spitalit Infektiv (JHI) këshillon se koronavirusi mund të jetë në smartphonet tanë të cilët gjithashtu duhet të pastrohen pasi i

Google Translate është platforma më e përdorur nga lundruesit e internetit që kërkojnë një përkthim të shpejtë në dhjetëra gjuhë të ndrys

Twitter kërkoi nga punonjësit e tij të punojnë nga shtëpitë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errë