Lamborghini ka prezantuar të martën makinën më të fuqishme që kanë bërë ndonjëherë.

E quajtur Sian, ky model është e para makinë sportive hibride, me diferencialë që vihen në punë si nga karburanti, ashtu dhe nga elektriciteti.

Sian ka 819 kuaj fuqi të kombinuara, 34 prej të cilave vijnë nga një motor elektrik 48 voltësh. Kjo e bën më të fuqishme se Lamborghini Aventador SVJ, V12, e cila ka vetëm motor me karburant.

Makina e re kap 100 km/orë për 2.8 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 350 km/orë.

Lamborghini do të bëjë vetëm 63 të tilla, të personalizuara sipas shijes së personave që i kanë porositur tashmë.