Prezantohet makina e parë Made in Turkey

28/12/2019 - 09:29

Turqia prezanton makinën e parë prodhim Made in Turkey. Ajo është e markës TM 280 dhe është automjet elektrik. Automjeti shpenzon 10 lira për 100 km dhe çmimi fillestar i saj është 200 mijë lira.

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit Presidenti turk Erdogan e quajti prodhimin e makinës së parë vendase si një ëndërr 60-vjeçare.

"Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, realizimin e ëndrrës 60-vjeçare. Mbi 100 inxhinierë turq punuan ditë e natë për realizimin e projektit të automobilit të Turqisë".

Erdogan dhe Ministri i Inovacionit, Mustafa Varan ishin të parët që hipën në makinën e re TM 280. Qeveria turke ka gati edhe investimin për ndërtimin e fabrikës ku do të prodhohet automjeti i ri turk, një investim që kap vlerën 22 miliardë lira.

Aty do të punësohen 4000 persona nga të cilët 300 do të jenë të huaj dhe të kualifikuar në sektorin e prodhimit të automjeteve. Deri më sot Turqia ka nxjerrë në treg automjete pjesët e të cilave prodhoheshin në vende të tjera ndërsa tani gjithçka do të jetë prodhim 100% turk.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare Larry Tesler, personi që shpiku opsionin e “copy-paste” në kompjuter.

YouTube ka festuar 15-vjetorin e krijimit.

Kompania amerikane “Apple” ka njoftuar se për shkak të gjendjes së emergjencës në Kinë nga koronavirusi, të ardhurat e saj do të jenë të

Me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotogr

Gjykata e rrethit Tagansky në Moskë vendosi një gjobë prej katër milion rublash (rreth 58,000 euro) ndaj Facebook dhe Twitter.

Facebook njoftoi sot se ka pezulluar rrjetin e llogarive të përdorura nga inteligjenca ushtarake ruse.

Një version i ri beta i WhatsApp jep indikacione se përdoruesit e Apple së shpejti do të jenë në gjendje të kalojnë në modalitetin e errë

Kompania ushtarake izraelite, Rafael Advanced Defense Systems, do të prezantojë në panairin 2020 Official Singapore Airshow (11-16 shkurt

Produktet e Apple në përgjithësi nuk janë të lira, pasi modele më të përballueshme si iPhone XR dhe iPhone 11 nuk janë saktësisht ato që

Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, ka blerë superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, çka do të thotë