Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës "Bugatti Divo", që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të gjitha janë shitur.

Janë krijuar vetëm 40 makina të tilla dhe çmimi është jo pak i kripur, pasi ju duhet të paguani plot 5 mln euro.

"Bugatti Divo" pati premierën e prezantimit në gusht në Monterey të Kalifornisë. Secila prej makinave u shit para se të bëhej debutimin në Motor Show të Parisit të martën.

Modeli i shitur është i pajisur me një motor W16 me tetë litra, një Bugatti klasik, me 1500 kuaj fuqi. Divo është projektuar për aerodinamikë maksimale, ku shpejtësia është “e kufizuar” në 380 km/h.