McLaren ka shtuar makinën e katërt në vargun e Serive Sportive, duke lançuar modelin e ri 570S Spider.

Modeli McLaren 570S Spider i shtohet 540C-së, 570S coupe e atij 570GT në rangun e super makinave të kësaj kompanie.

Motorin McLaren 570S Spider i ri do ta ketë 3.8 litërsh V8 twin-turbocharged i cili prodhon 562 kuaj fuqi, ndërsa ka marshin me shtatë shpejtësi automatike.

570S Spider shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.2 sekonda para se ta zhvillojë shpejtësinë maksimale 330 kilometra në orë, por kur është pa tavan shpejtësinë maksimale e ka të limituar në 315 kilometra në orë.

Tavani i palosshëm i tij është bërë nga dy panele, i konstruktuar nga materialet me peshë të lehtë, ndërsa i duhen 15 sekonda për t’u hapur e mbyllur, me shpejtësi prej 40 kilometrash në orë.

McLaren 570S Spider tani mund të porositet me çmim prej rreth 190 mijë euro, ndërsa do të debutojë në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood në fund të këtij muaji.