Debutimi zyrtar i këtij modeli do të bëhet në panairin e automobilizmit 2017 IAA International Motor Show në Frankfurt të Gjermanisë.

Modeli i ri Volkswagen Golf Sportsvan do të vijë me tre motor të ri me benzinë TSI, sisteme të avancuara për asistim gjatë ngasjes si dhe sistem të ri argëtimi me kontroll me anë të gjesteve, transmeton "Express". Në aspektin estetik, ai vjen me kënde më të mprehta nga jashtë.

Mbrojtëset para dhe pas vijnë me dizajn të ri, drita LED për ditën, drita LED të rregullta në vend të atyre Xenon si dhe drita të pasme LED do të jenë standard në të gjitha versionet. Pesë lloje të rrotave të aluminit me madhësi 16, 17, dhe 18-inc.