Prodhuesi luksoz Bentley, tërësisht elektrik deri në vitin 2030

06/11/2020 - 12:33

Prodhuesi luksoz i makinave, Bentley, ka zbuluar planet për t'u bërë tërësisht elektrik deri në vitin 2030.

Para tyre, kompania do të ofrojë të gjitha modelet e saj në versione hibride ose me bateri elektrike deri në 2026-n.

Bentley në pronësinë e Volksvagenit, po ashtu synon të çlirohet tërësisht nga karboni në prodhim, brenda një dekade. Makinat elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet dhe shitjet janë trefishuar në Britaninë e Madhe këtë vit.

Brenda një dekade, Bentley, do të transformohet nga një shtëpi 100-vjeçare e prodhimit të makinave të luksit, në një model etike për makinat luksoze – tha shefi ekzekutiv i kompanisë Adrian Hallmark.

Punonjësit në teknologjinë e brendshme të motorëve me djegie do të trajnohen për pozicione të tjera ndërsa kompania do të kalojë tërësisht te makinat me bateri elektrike.

Bentley, e famshme për motorët e tij gjigantë me 12 cilindra, tani do të bëhet një nga liderët e industrisë së makinave në respektimin e ambientit. Vokskwgen, pronari gjerman i Bentley, po investon miliarda euro në teknologjinë e makinave elektrike. Në qershor, Bentley njoftoi se do të shkurtonte 1 mijë vende pune për të reduktuar koston edhe pse kjo nuk është realizuar ende.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania kineze ka në plan të prodhojë automjete elektrike nën markën e vet dhe mund të nisë disa modele këtë vit.

Në një raport të fundit thuhet se Samsung do të prezantojë një laptop Windows 10 me procesor Exynos dhe kartë grafike AMD.

Kompania Facebook premtoi të mërkurën të investojë të paktën 1 miliard dollarë në mbështetje të gazetarisë gjatë tre viteve të ardhshme n

FX3 mund të regjistrojë pamje 4K me marrjen e mostrave me ngjyra 10-bit 4: 2: 2 ose të nxjerrë video RAW 16-bit mbi portën e tij me madhë

Kur Apple njoftoi se pritej që  iPhone 12 do të mbështeste standardin e të dhënëve pa tel 5G, të gjeneratës së ardhshme, analistët prisni

WhatsApp ka detajuar se çfarë do të ndodhë me përdoruesit që nuk pranojnë politikën e tij të re të privatësisë.

Vaio është i njohur për prodhimin e laptopëve që përmbajnë një sasi të habitshme të energjisë në formë tepër të hollë.

Twitter ka publikuar të ardhura rekord për çerekun e fundit të vitit 2020, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e ka konsider

Përdoruesit e “Pixel”, së shpejti, do të jenë në gjendje të masin ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës përmes kamerës së smartphone

Rrjeti social TikTok ka marrë vendimin që të bllokojë të gjithë përdoruesit italianë. Duke nisur nga 9 shkurti, të gjithë do të jenë të d