Pse nuk duhet ta lini kurrë celularin në karikim afër krevatit, sidomos gjatë natës

07/02/2020 - 11:03

Lënia e telefonit në karikim, sidomos gjatë natës është një zakon i keq që duhet të eliminohet sa më shpejt të jetë e mundur sepse mund të jetë shumë e rrezikshme. Përveç shkatërrimit të baterisë përgjithmonë, mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet.

Shumë zjarrfikës nga e gjithë bota kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e njerëzve për shkak të këtij zakoni dhe tani ata duan të paralajmërojnë të gjithë që të mos i lënë celularët e tyre afër shtratit gjatë natës.

Shumë prej nesh përfundojnë në fund të ditës me celularin e tyre të zbrazët dhe si pasojë ne ndiejmë nevojën për ta rikarikuar atë tërë natën. Por duhet të dini që pasi të keni arritur 100%, bateria ndalon së rimbushuri dhe duke e lënë atë të ngarkuar për shumë orë pavarësisht se ka arritur ngarkesën maksimale, çka mund të shkaktojë dëme serioze në bateri. Dëmi më i madh është nxehtësia e cila rrit tensionin e ngarkesës.

Kjo shkakton një rritje të temperaturës që kompromenton kapacitetin e baterisë së telefonit tuaj celular. Nëse bateria nxehet, celulari mund të shpërthejë dhe për fat të keq ka shumë raste që e konfirmojnë atë.

Lënia e celularit nën jastëk është një praktikë që shumë shpesh e përdorim. Shumë njerëz bien në gjumë me celularin e tyre të ngarkuar, por do të ishte më mirë të mos e bëni atë nëse dëshironi të mbroni shëndetin tuaj, shkruan class.

Studiuesit izraelitë nga Instituti i Shkencave Weizmann kryen teste për të kuptuar rreziqet hipotetike që telefoni celular krijon për shëndetin. Këto eksperimente konsistonin në teste që tregonin sasinë e rrezatimit që trupi ynë i ekspozohej çdo herë që përdorim celularin ose thjesht që e mbani afër. Rezultatet nuk janë shumë tërheqëse: duhen vetëm 15 minuta në telefon dhe mund të ndodhin dëme serioze të trurit, por edhe fillimin e kancerit, veçanërisht atij të trurit.

Nëse nuk mund të qëndroni pa celularin tuaj, të paktën shmangni mbajtjen e tij në karikim gjatë gjithë natës dhe veçanërisht afër shtratit tuaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aplikacioni Whatsapp, një nga më të njohurit dhe ka pasur probleme këtë mbrëmje. Ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën dhe përdoruesit

Njerëzit që jetojnë në vende ku trafiku është shumë i madh përballen me një problem gjatë muajve të verës: mbajtja e dritareve hapur do t

Analistët e industrisë teknike bëjnë të ditur se iPhone 12 do të jetë më i shtrenjtë se iPhone 11.

Apple ka prezantuar disa javë më parë versionin më të ri të sistemit operativ IOS 14 për iPhone dhe iPad.

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Whatsapp është padyshim aplikacioni më popullor i mesazheve, me 1.5 miliardë përdorues aktiv të përditshëm.

TikTok njoftoi se do të ndalojë së ofruari aplikacionin në Hong Kong pasi rajoni miratoi një ligj të sigurisë kombëtare që i jep fuqi të

Kompanitë si Coca-Cola, Adidas, Ford dhe Lego po bojkotojnë Facebookun këtë muaj, duke tërhequr reklama nga rrjeti social në Shtetet e Ba

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gj