Punonjësit e Apple kundër planit për t’u rikthyer në zyra

08/06/2021 - 10:18

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin në zyra.

Fushata pason një letër që Cook u ka dërguar punëtorëve javën e kaluar, me kërkesën që të kthehen në zyra së paku tri ditë në javë, nisur nga Shtatori.

Por, sipas një letre të brendshme, të siguruar nga ueb-faqja e lajmeve The Verge, stafi kërkon më shumë fleksibilitet, duke ua lënë individëve të vendosin nëse duan të punojnë nga shtëpia apo të dalin në zyrë.

“Gjatë vitit të kaluar, ne shpesh ndiheshim jo vetëm të padëgjuar, por ndonjëherë edhe të injoruar”, thotë letra, e cila e akuzon menaxhmentin për një “shkëputje” me punonjësit, sa i përket temës së punës në distancë.

Shumë kompani e kanë bartur punën në shtëpi pranverën e vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Me rënien e infektimeve në disa pjesë të botës ka nisur të rritet edhe numri i punonjësve që kthehen në zyra.

Gjiganti i kërkimeve në internet Google tashmë i ka kërkuar stafit që të kthehet në zyra tre ditë në javë, nisur po ashtu nga shtatori. Por, gjigantët e tjerë të teknologjisë kanë marrë një qasje më të relaksuar.

Facebook ka thënë më herët se beson se puna në distancë është “e ardhmja” dhe se stafi mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Ndërkaq, Twitter, në Maj të vitit 2020, u ka thënë punonjësve të tij se mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë.

Pas dy vjet testimi, Facebook po paraqet një mundësi të re, fshehjen e pëlqimeve.

Të gjithë përdoruesit e WhatsApp duhet të tregojnë kujdes pasi një mashtrim shqetësues është raportuar pasi iu mbyllën llogaritë e tyre.

Amazon është në bisedime për të blerë studion e filmave MGM me një vlerë prej 9 miliardë dollarësh.

Nëse jeni kuriozë për të ditur se çfarë të dhënash ka grumbulluar celulari për ju, është e mundur të shkarkoni një raport.

Telefonat inteligjentë të ardhshëm të Google do të shfaqen me një imazh krejtësisht të ri.

Elon Musk nuk pranon më Bitcoin si formë pagese ndërkohë kriptovaluta bie 17%, duke rënë nga 51 000 në një minimum prej 46 045 euro.

Pavarësisht sa pajisje Android kompania HMD nxjerr, rikthimi i Nokias së saj klasik gjeneron gjithnjë entuziazëm.