Kompania "Samsung" po vjen me një ndryshim të rëndësishëm sa i takon telefonave çka pritet të zgjerojë tregjet e shitjeve, drejt automobilave, pajisjeve ushtarake të lëvizshme, lojërave etj.

Telefoni me ekran të pathyeshëm, ka marrë certifikimin e Underwriters Laboratories, çka do të thotë se është gati për t’u hedhur në treg. Ndryshimi i madh në ekranet e telefonave vjen pasi konsumatorët detyrohen shpesh të ndërrojnë ekranet. 

Paneli fleksibël OLED është ndërtuar me një bazë substrate të pathyeshme, tha "Samsung". Ekranet fleksibël mund të shkatërrohen vetëm kur pësojnë një goditje tepër të rëndë. Mësohet se telefonat e rinj u janë nënshtruar testeve të shumta, si hedhjes dhjetëra herë nga një lartësi deri në 1.2 metra.