Robotët janë rrugës…

26/01/2016 - 20:07

Jeni gati që të bashkëjetoni me një robot? Me 1.2 miliardë dollarë të shpenzuara në investime, 1.9 të tjera në transaksione mes gjigantëve të teknologjisë. 2015-ta ishte një vit i artë për robotikën, por “boom”-i i vërtetë i këtij sektori do të jetë brenda një dekade.

Raporti “The Future of Jobs” i prezantuar në Forumin Ekonomik të Davosit thotë se brenda 2020-ës, vlera totale e tregut të robotikës do të kapë 156 miliardë dollarët dhe jo vetëm për qëllime të industrisë, që ka qenë “konsumatori” kryesor i tyre deri më tani, por edhe për robotët shtëpiakë.

Brenda dy viteve të ardhshme parashikohet të shiten 35 milionë robotë për përdorime personale në mbarë globin dhe në majë të listës janë modelet për përdorim të përditshëm, ndjekur nga ata për qëllime argëtimi, edukimi dhe ndihme.

I ashtuquajturi “revolucioni i katërt” po troket dhe ai është i pashmangshëm. Brenda dekadës një në 10 familje në vendet e zhvilluara do të ketë një robot në shtëpi.

Raporti vëren se në 2015-n operuan rreth 4 mijë kompani në fushën e robotikës, një shifër e 10-fishuar në krahasim me atë të pesë viteve më parë.  Lider në këtë fushë mbeten vende si Japonia, Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe Finlanda.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga sot, mesazhi “vini një maskë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19” do t’i shfaqet kujtdo në Facebook dhe

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gj

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka humbur 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc.

Një nga masat më të mira parandaluese për përhapjen e koronavirusit është larja plotësisht dhe rregullisht e duarve për të paktën 20 seko

Rrjeti social, Twitter ka dërguar një email te klientët e tij të biznesit, për t’u thënë se informacionet personale mund të jenë “vjedhur

Rrjeti i ri social, TikTok mund të inkurajojë probleme në lidhje me ushqimin, sidomos tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet në të ngrën

Një gjurmues është instaluar në telefonat inteligjentë, edhe pse përdoruesit e këtyre aparateve nuk e kanë shkarkuar dhe nuk janë në dije

Smartwatchi i Samsung tashmë mund të masë edhe presionin e gjakut.

Kohët e fundit Apple është përfolur se po ndryshon dizajnin e iPhone 2020.

Një kompani kineze e prodhimit të baterive të makinave është gati për të prodhuar një bateri, jetëgjatësia e së cilës tejkalon limitet.