Samsung Galaxy Note 4 me paraqitje fleksibile tre-anësore Youm mund të vijë gjatë vjeshtës

20/04/2014 - 22:44

20 prill 2014 - Nuk ka shumë kohë që kemi parë Samsung Galaxy S5 dhe tashmë jemi duke parë lëshime dhe thashetheme për Galaxy Note 4, që nuk pritet të vijë deri në vjeshtë. Zakonisht, Samsung lëshon Galaxy Note në shtator në ngjarjen IFA në Berlin, të cilat më pas janë në dispozicion në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Galaxy Note 4 pritet të jetë një pajisje "bishë", ngjashëm sikur pajisjet e kaluara. Mund të presim që të kemi 4 GB RAM dhe një procesor Snapdragon 805 për tregjet LTE. Tani thashethemet e fundit kanë të bëjnë edhe me atë që Galaxy Note 4 do të ketë një paraqitje fleksibile Youm.

Së fundi i pamë ato paraqitjet fleksibile në ngjarjen CES në vitin 2013. Atëherë Samsung kishte treguar që mund të presim arritjen e këtyre pajisjeve më vonë gjatë atij viti. Dhe ata e lëshuan Galaxy Round, por ai nuk kishte paraqitje 2 ose 3 anësore ashtu siç jemi duke dëgjuar tani për Galaxy Note 4.

Shumë nga ju mund të jeni kureshtarë të dini se çfarë do të bënte pajisja 3 anësore. Dikush mund të thotë që është ndonjë marifet dhe në fakt, pikërisht kjo do të jetë. Por nga prototipat që kemi parë, duket sikur anët mund të ju shfaqin porosi dhe thirrje të cilat nuk keni mundur t’i hapni dhe gjëra të tjera.

Është vërtet gjë e mirë dhe me siguri mund të presim me kureshtje të shohim se si do të punojë, posaçërisht dy vite pas demonstrimit të tij. Sipas G for Games, paraqitja fleksibile 3 anësore Youm mund të vijë për Samsung Galaxy Note 4 gjatë vjeshtës së këtij viti.

Galaxy Note 4 është njëra nga pajisjet më të çmuara të vitit, kështu që shumëkush dëshiron ardhjen e kësaj pajisje në treg.

(PCWorld Albanian)

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q