15 janar 2015 –  Kompania Samsung raporton se ka në plan të blejë kompaninë kanadeze BlackBerry për 7.5 miliardë dollarë. Sipas gazetës prestigjioze Reuters, Samsung i ka ofruar BlackBerry-t një shumë prej 13.35 dollarë deri në 15.49 dollarë për aksion.

Kjo përbën të paktën 38% të çmimit tregtar të BlackBerry-t. BlackBerry nuk njihet si një sukses në industrinë e telefonave inteligjentë, kompania ka një portofol të pasur të patentave (si tek hardueri ashtu edhe softueri), dhe kjo është arsyeja kryesore së përse Samsung do që të blejë kompaninë BlackBerry. Marrëveshja ndërmjet dy kompanive është nënshkruar që në nëntor për bashkimin platformës BES12 të BlackBerry-t me sistemin e sigurisë KNOX të Samsung-ut. Ndërkohë pritet se çfarë do të vendoset nga kjo marrëveshje.