Samsung ka prezantuar versionin Galaxy A9, i pari smartphone që ka kamera me katër lente. Samsung Galaxy A9, i cili do të dalë në treg muajin e ardhshëm, është projektuar duke pasur në mendje idenë e medias sociale, teksa vetë kompania është shprehur se është “vecanërisht për gjeneratën e Instagram-it”.

Telefoni gjithashtu përmban një ekran 6.3 inç, 6GB RAM, një bateri prej 3.800mAh, 128GB memorie të brendshme dhe 512GB memorie të jashtme.

Së bashku me lenten kryesore 24 Megapixel, kamera e ashtuquajtur “Quad Camera” e Galaxy A9 vjen me një lente për zmadhimin, një lente për kapjen e këndeve të gjera dhe një lente për të fokusuar detaje të fotografive.

Me çmimin 549 paund, ky telefon qëndron nën telefonat Galaxy S9 dhe Note 9 në lidhje me  çmimin dhe e vë atë në konkurrencë me OnePlus 6 dhe Honor 10 me çmim të ngjashëm. Të gjithë të fiksuarit e telefonave Samsung duhet të tregojnë dhe pak durim, deri sa kjo mrekulli e re të dal në treg.