Gjigandi Samsung nuk di të ndalet dhe herë pas here sjell risi që e pasurojnë shërbimin, por edhe kënaqin përdoruesit duke i çuar në hapësira të largëta mes imagjinatës dhe reales.

Këtë herë kompania ka informuar se do të shfaqë për publikun smartphone-ët e rinj Galaxy S9 dhe S9+ në janar në ekspozitën CES, aty ku reklamohen teknologjitë e reja dhe elektronika e konsumit.

Por ajo që pritet me shumë kuriozitet është se Samsung do të shfaqë smartphone-in e parë që paloset.

Thashethemet sugjerojnë se Samsung mund të prezantojë një kamera me dy lente në Galaxy S9, një veçori që u shfaq në Galaxy Note 8 të fundit, por nuk dihet ende se si do të jenë ndryshimet e tjera.

Në versionin S9, gjigandi telefonik do të rivendosë sensorin e gjurmëve të gishtave për ta bërë më të lehtë përdorimin. Skaneri i gjurmëve të gishtërinjve do të ulet nën kamerën e telefonit, me një blic që i ndan ato.