Samsung zbulon celularin që paloset

08/11/2018 - 11:22

Samsung ka zbuluar telefonin e tij të shumëpritur që paloset dhe u kërkoi zhvilluesve të Android-it që të fillojnë të krijojnë aplikacione për pajisjen e re.

Kompania e Koresë së Jugut ka nevojë të përsosë telefonin e palosshëm për të shmangur rënien në fitime të divizionit të celularëve dhe për të mbajtur hapin e Apple.

Telefonat e palosshëm premtojnë ekranin e një tableti të vogël në një pajisje që mbahet në xhep.

Në zbulimin në San francisco, Justin Denison, një zëvendëspresident i lartë i marketingut të produkteve mobile, tregoi një prototip të celularit të ri.

I palosur në dysh, duket sikur i ngjante një telefoni të trashë, por Samsung nuk iu dha medias apo zhvilluesve një shans për të prekur apo parë pajisjen afër.

Samsung tha se do të ishte gati për prodhim masiv në muajt e ardhshëm.

Samsung është nga të paktët zhvillues që punojnë me telefonat e palosshëm. Huawei ka thënë se po planifikon të lançojë një smartphone 5G me një ekran të palosshëm në mes të vitit 2019.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

WhatsApp do të prezantojë një opsion të ri në përditësimin më të fundit, që do të përmirësojë në mënyrë domethënëse sigurinë e përdoruesv

Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar sot telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.

Kompania "Apple" ka paralajmëruar përdoruesit për disa telefonata të rrezikshme që po marrin, të cilat dyshohet se janë mashtrime për të

Kur udhëtojmë me aeroplan vazhdimisht e pyesim veten, lidhur me disa kuriozitete që na lindin në mendje.

WhatsApp, aplikacioni i komunikimit më i përdorur në shumë vende të botës, do të sjellë disa ndryshime për përdoruesit e tij në Apple.

Një nga mashtrimet më të vazhdueshme që qarkullon për rrjetin më të madh të mesazheve WhatsApp është se ekziston një version i fshehur pr

Insajderi i njohur i industrisë së smartfonëve Evan Blass publikoi në rrjetin social Twitter një foto të Galaxy S10.