Samsung pritet që vitin tjetër të lëshojë në treg Galaxy S9, duke i përmirësuar gjënë më të keqe që ka Galaxy S8.

S8, i cili doli në fillim të këtij viti, është një pajisje mbresëlënëse, por u vlerësua pak për shkak të sensorit të dobët për gjurmët e gishtërinjve.

Sensori është i vogël dhe qëndron shumë afër kameras së pasme duke e bërë të ndërlikuar procesin e aktivizimit të telefonit.

Sipas "The Independent", në versionin S9, gjigandi telefonik do të rivendosë sensorin e gjurmëve të gishtave për ta bërë më të lehtë përdorimin.  

Skaneri i gjurmëve të gishtërinjve do të ulet nën kamerën e telefonit, me një blic që i ndan ato.

S9 do të nisë vitin e ardhshëm, por nuk pritet të jetë shumë i ndryshëm nga paraardhësi i tij, S8./klan.al