Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Shiten kompanitë Yahoo dhe AOL për 5 miliardë dollarë

04/05/2021 - 08:11

AOL dhe Yahoo janë duke u shitur përsëri, këtë herë te një firmë private kapitali Apollo Global Management për 5 miliardë dollarë. Verizon tha të hënën se do të mbajë 10% të aksioneve në kompaninë e re, e cila do të quhet Yahoo.

Yahoo në fund të shekullit të kaluar ishte fytyra e internetit, duke i paraprirë platformat teknologjike gjigante që ndoqën hapat e saj, si Google dhe Facebook. Ndërsa AOL ishte portal kryesor në ditët e para të internetit.

Si pjesë e marrëveshjes së njoftuar të hënën, Verizon do të paguhet 4.25 miliardë dollarë në para, interesa të preferuar prej 750 milionë dollarësh dhe një sasi të vogël aksionesh. Marrëveshja pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të vitit.

Aksionet e kompanisë Verizon Communications Inc., me qendër në New York, u ngritën pak përpara hapjes së tregut të aksioneve. Verizon kishte shpresuar që të shfrytëzonte kompaninë AOL për të realizuar një hyrje të shpejtë në tregun e celularëve, duke shpenzuar më shumë se 4 miliardë dollarë për kompaninë në vitin 2015.

Plani ishte që të përdorte platformën e reklamave të iniciuar nga AOL për të shitur reklama dixhitale. Dy vjet më vonë, shpenzoi edhe më shumë për të blerë kompaninë Yahoo dhe i bashkoi ato.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania WhatsApp po punon për të sjellë aftësinë për të dëgjuar një mesazh audio në iPhone para se ta dërgoni atë.

Prej muajsh është folur që Apple po punon për një iPhone të palosshëm.

Është shumë e vështirë për të hakuar dhe për të ndërhyrë në një celular iPhone, për shkak të elementeve të mbrojtjes që ka.

 Agjensia hapësinore NASA fillon zyrtarisht ndërtimin e anijes së saj kozmike të quajtur Psyche, e cila do të eksplorojë asteroidin me të

Google po ndryshon politikën e punës nga shtëpia dhe po planifikon të kthejë më shumë njerëz në zyrat e kompanisë në SHBA.

Kompania ka njoftuar të mërkurën se Facebook Inc do të lejojë përdoruesit të personalizojnë postimet e tyre dhe do t’u japë kontroll se k

Me zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës udhëtimet në hapësirë do të bëhen të mundura për njerëzit nëpër botë.

Shkencëtarët mund të kenë zbuluar një vrimë të zezë rreth 55,000 herë më të madhe se masa e diellit.

Tik Tok është platforma më e përdorur dhe më e pëlqyer nga  të rinjtë kohët e fundit, i cili është kthyer dhe në një trend në postimin e

Elon Musk ka deklaruar më parë se është një alien, por duket se miliarderi ka ndërruar mendim.