Shitja e Iphone X, Apple thyen edhe një rekord të ri me para

06/11/2017 - 11:41

Sapo Apple filloi të shesë pajisjen e re, telefonin iPhone X, ndësa kompania më e madhe amerikane gjithashtu publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt. Apple raportoi të ardhura prej 52.6 miliardë dollarë në mes të korrikut dhe shtatorit, një rritje prej 12% nga viti në vit. Shitjet ndërkombëtare përbënin 62% të të ardhurave.

Sipas raportit, Apple shiti 46.67 milionë iPhone, 10.3 milionë iPad dhe gjeneroi 8.5 miliardë dollarë nëpërmjet shërbimeve të saj në tremujorin fiskal. Kjo shënon të ardhura të larta për të gjitha shërbimet që përfshijnë përmbajtje digjitale, AppleCare, Apple Pay, licencimin dhe shërbime të tjera.

Me ditët e mëdha të shitjeve sikurse falënderimet, Black Friday dhe Krishtlindjet që janë afër, Apple është “duke pritur për një sezon të suksesshme” dhe “nuk mund të jetë më mirë për të ardhurat 84-87 miliardë dollarëshe dhe diferencën bruto prej rreth 38%.

Apple ka lansuar treshen e iPhone në shtator, së bashku me serinë Apple Watch 3. Lansimi më i rëndësishëm – iPhone X sapo po fillon, prandaj duhet të presim deri në raportin e ardhshëm për të parë ndikimin që ka në shitje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë vitit 2019, aplikacioni mjaft popullor i komunikimit, WhatsApp, do të pajiset me disa funksione të mrekullueshme.

Nëse ju bën të mos ndiheni rehat, ju mund të ndaloni aplikacionin Facebook të gjurmojë vendndodhjes tuaj plotësisht ose ta lejoni vetëm k

Kompania Microsoft ka njoftuar të mërkurën se do të ofrojë shërbimet e saj për siguri kibernetike, AccountGuard, në 12 tregje të reja në

Modelet e reja të “Samsung Galaxy” janë prezantuar sot në 4 versione S10, duke festuar edhe 10 vjetorin e këtij modeli.

Industria e rrjetit të telefonisë celulare ka bërë thirrje për një skemë të re evropiane të testimit të sigurisë për të kontrolluar pajis

Departamenti Amerikan i Tregtisë dorëzoi raportin për cenimin e sigurisë kombëtare në mesin e kërcënimeve të Donald Trumpit se mund të ve

Çfarë ndodh në një minutë brenda rrjetit të internetit?

Shumë të njohur kritikuan rrjetin social Instagram, pasi humbën miliona ndjekës nga llogaritë e tyre.

Rrjeti social Facebook, do të vendosë të tjera kufizime sa i përket publikimit të imazheve.