Shkencëtarët apel për heqjen e Wi-Fi në të gjithë botën: I rrezikshëm për shëndetin, shkakton kancer

02/12/2014 - 09:30

2 dhjetor 2014 -  Shkencëtarët kanë bërë apel që të hiqet rrjeti Wi-Fi në të gjithë botën, pasi sipas tyre, shkakton sëmundje të rënda dhe është mjaft i rrezikshëm për shëndetin.   "Rrezatimi elektromagnetik i telefonave celularë, rrjeti wireless LAN, thirrëset për foshnjat si dhe pajisjet e tjera pa tel, të bazuara në mikrovalë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në trupin e njeriut, sistemin e frymëmarrjes, në balancimin e temperaturës trupore dhe ujit në organizëm si dhe funksioneve tjera të metabolizmit”, thonë shkencëtarët.  

Shkencëtari danez, Olle Johansson thotë se rreziku i sëmundjeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme me nismën për të rritur gamën e rrjetit Wi-Fi në gjithë botën.  “Komuniteti Wireless paraqet eksperimentin më të lartë në mesin e eksperimenteve të kryera ndonjëherë që njerëzit kanë kryer dhe urgjentisht duhet të karakterizohet si i tillë”, tha Johansson, profesor i asocuar në Departamentin e Neuroshkencës në institutin ”Karolina” në Stokholm.   Ai shton se popullsia nuk është e mbrojtur sa duhet nga rritja e transmetimit të të dhënave dhe komunikimit teknologjik të cilat janë të shpërndara nëpër botë dhe ndikojnë sipas tij,  në miliarda njerëz.  

Në bashkëpunim me kolegun e tij, profesor i asocuar në Departamentin Telematik në universitetin norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim, Einar Flydalom, kohët e fundit botoi një artikull që i referohet fenomenit të quajtur “wireless rrezik shëndetësor? Debati ka përfunduar!”. "Spektri i problemeve të mundshme shëndetësore është shumë i gjerë, nga tumori në tru dhe leuçemia deri te lodhjet, dobësimi i kujtesës dhe përqendrimit, si dhe ndjenja e thjeshtë e jorehatisë", shpjegoi Johansson.     Ai bën thirrje për miratim urgjent të parimeve parandaluese duke thënë se nuk pajtohet me konkluzionin e vendimit të Komisionit Evropian që lidhen me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.  

Mjeku danez Helge Volkmann, i cili për një kohë të gjatë kundërshtoi përhapjen e përshpejtuar të Wi-Fi, pajtohet me Johanssonin.   “Industritë dhe qeveritë mbështeten në studimet e financuara nga industria e komunikimit celular, në të njëjtën kohë nuk e vënë në dukje rrezikun. Megjithatë, ka dëshmi se sinjalet e telefonave celularë mund të shkaktojë kancer,” tha Volkmann. Pas shfaqjeve të shqetësimeve për shëndetin, gjithnjë e më shumë qytete në Perëndim, po përpiqen ta kufizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit. Sipas shkencëtarëve skandinavë, kufijtë më të ulët të rrezatimit tashmë janë diskutuar dhe propozuar në Vjenë dhe Bruksel. Franca në mars të vitit të kaluar miratoi legjislacion mbi heqjen e Wi-Fi në shkolla derisa të konstatohet se nuk është “e dëmshme për njerëzit”.  

 Që nga viti 2008, në Bibliotekën Kombëtare Franceze dhe në bibliotekat e tjera në Paris, si dhe në universitete të shumta, është ndërprerë qasja në Wi-Fi.   Në Izrael, Ministria e Arsimit ka pezulluar instalimin e wireless në mësimoret paraklasore dhe gjithashtu ka kufizuar përdorimin e njëjtë nga klasa e parë në të tretë.   Mësuesit në Izrael duhet të fikin telefonët dhe ruterat Wi-Fi kur nuk përdoren. Gjermania që nga 2007 propozon përdorimin e internetit kabllor në vend të Wi-Fi. Duke bërë thirrje që Wi-Fi të hiqet në të gjithë botën, Johansson paralajmëron se “kjo do të ndikojë tek brezat e ardhshëm dhe tani është koha për të vepruar”. 

/agjencia e lajmeve "Sot"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sistemi i ri operativ për iPhone, IOS 14, ka shumë risi të dobishme për përdoruesit.

Nën emërtimin ‘Time Flies”, Apple pritet që sot të prezantojë 4 modelet e reja të iPhone, të cilat janë: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone

Kushedi sa grupe i kemi në WhatsApp, në të cilat njëherë e një kohë ishim mjaft aktivë por vjen një moment që vëmendja zbehet dhe ndihesh

Rrjeti më i madh social, Facebook ka ndërmarrë një tjetër veprim në përpjekje për të parandaluar keqinformimin dhe informacionet e rreme

Kushton rreth 280 mijë euro dhe po konsiderohet si makina më e thjeshtë luksoze në botë.

Rrjeti më i madh social Facebook, ka paralajmëruar se do të bllokojë shpërndarjen e lajmeve në platformën e saj në Australi.

Kompania teknologjike LG ka shpikur një maskë të avancuar të pastrimit të ajrit që mund të nxjerrë jashtë përdorimit maskat e fytyrës.

Miliarderi Elon Musk ka në plan që të revolucionojë teknologjinë edhe në aspektin shëndetësor.

Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilionë dollarësh.