Si mund të instaloni IOS 14 Beta në iPhone

12/07/2020 - 20:35

Apple ka prezantuar disa javë më parë versionin më të ri të sistemit operativ IOS 14 për iPhone dhe iPad.

IOS 14 do të dalë zyrtarisht në muajin shtator 2020, por ju mund ta instaloni në celularin tuaj që në këtë moment. Vetë kompania Apple ka nxjerrë versionin IOS 14 beta për të gjithë ata të apasionuar pas teknologjisë që duan të provojnë këtë version të ri të sistemit IOS para se të dalë zyrtarisht.

Kjo u jep mundësi përdoruesve që të “lundrojnë” në gamën e gjerë të ndryshimeve që sjell IOS 14, nëse janë të kënaqur apo nëse do të duan të qëndrojnë në versionin aktual IOS 13.

Si mund ta instaloni IOS 14 beta?

Mjafton të hyni në faqen e Apple, ose të kërkoni në motorin e kërkimit Safari duke shkruar “beta.apple.com”. Aty do t’ju hapet një dritare ku do t’ju kërkohet të regjistroheni në këtë faqe, ose në rast se jeni, duhet thjesht të procedoni.

Më pas klikoni “Enroll Your Device”, “Download profile button”, më pas “Install”. Prej këtej, shkoni tek “Settings” dhe më pas klikoni “Profile Doënloaded”, e më pas “Install”. Pasi të keni bërë këtë, shkoni tek “General”, “Software Update”, “Download and Install”. Më pas do t’ju duhet vetëm të prisni deri sa të përfundojë procesi i instalimit të IOS 14 beta. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Twitter i ka shprehur interesin kompanisë kineze “ByteDance” për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit “TikTok”, bënë të ditur për

Rrjetet sociale duket se po ia bëjnë të vështirë fushatën elektorale Presidentit amerikan, Donald Trump.

Rrjeti social, Instagram ka prezantuar të mërkurën një mundësi të re në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është përgjigje ndaj

Microsoft, gjiganti i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të a

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të ndalojë Tik Tok-un.

Konfirmohet zyrtarisht nga Apple se prezantimi i modeleve të reja të iPhone do të shtyhet për një periudhë tjetër më vonë gjatë këtij vit

Gjiganti i telekomunikimeve në Kinë, Huawei, e kapërceu kompaninë jug-koreane të teknologjisë, Samsung, duke u bërë shitësi më i madh i s

Twitter i ndaloi djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë.

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë ndërtuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një

Një dobësi në sigurinë e telefonit mund t’i japë mundësinë hakerave që të "shkatërrojnë" smartphone-in tuaj.