Si na e shkurton jetën kompjuteri?

11/05/2014 - 17:51

11 maj 2014 - Puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike, ekranet e të cilave emetojnë dritë të kaltër, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të shikimit dhe pagjumësi, tregojnë studimet.

Rezultatet e disa studimeve britanike kanë nxjerrë në pah se 6 nga 10 persona të moshuar nuk flenë mjaftueshëm si rezultat i punës me pajisje elektronike. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në 24 orë, te të moshuarit, shton rrezikun për obezitet, atak kardiak, diabet dhe kancer.

“Drita e kaltër e atyre pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”,thotë Richard Wiseman, nga Universiteti Hertfordshire.

Po ashtu, rrezet blu-violetë janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin dhe dëmtimi është edhe më i madh nëse ju shikoni pa mbyllur sytë shpesh dhe pa u shkëputur kohë pas kohe nga ekrani.

Ekspertët thonë se drita blu-violet prish strukturën e gjumit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore. Gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekrane, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga smartphone-t.

Kërkuesit thonë se këto efekte janë jashtëzakonisht shqetësuese. Ndërsa ekspertët japin një këshillë shumë të thjeshtë: bëni rregullisht pushime sa herë që punoni me kompjuterin ose pajisjet tjera elektronike. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.

WhatsApp edhe më parë ka ndërmarrë hapa për të luftuar lajmet e rreme në aplikacionin e saj të mesazheve, siç është markimi i mesazheve q