Pak ditë më parë, Instagram-i solli një tjetër risi në opsionet e fotove dhe videove. Emoji Slider Sticker është trendi më i ri i momentit, të cilin duhet të dini ta përdorni, ndryshe do të përfundoni duke u fëlliqur me miqtë tuaj.

Hapi i parë: Shkrepni një foto ose regjistroni një video si zakonisht.

Më pas: Shkoni në kutinë e opsioneve dhe klikoni te figura si në foto, opsionin 'Emoji Slider Sticker'.

Pastaj: Shkruani një pyetje dhe zhvendosni emoji-n në varësi të përgjigjes. Le të supozojmë se po i pyesni miqtë tuaj "Sa shumë e preferoni picën?" dhe normalisht që përgjigjja juaj duhet të jetë "SHUMË". Për një përgjigje të tillë, zhvendoseni emoji-n deri në fund. 

Në fund: Prisni si do të votojnë të tjerët.

Një këshillë e vlefshme: Lexoni mirë pyetjet, sepse nuk do ishte mirë që dikush të lexonte se keni votuar negativisht në Insta Story-n ku ai/ajo pyet se a duket mirë. Nëse nuk ju pëlqen, më mirë mos votoni fare.