Nëse ju bën të mos ndiheni rehat, ju mund të ndaloni aplikacionin Facebook të gjurmojë vendndodhjes tuaj plotësisht ose ta lejoni vetëm kur po përdorni aplikacionin.

Facebook lançoi ditën e sotme kontrolle të reja të privatësisë për përdoruesit Android dhe dërgoi njoftime në iOS dhe Android për të kontrolluar konfigurimet aktuale, raporton PCWorld Albanian. Ja sesi të çaktivizoni gjurmimin e vendndodhjes:

Në iOS

Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas klikoni Settings.

Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe më pas Location.

Klikoni mbi Location dhe përzgjidhni mes opsioneve Only When Using App, Always Allow dhe Don’t Allow.

Gjithashtu mund të çaktivizoni Historikun e Vendndodhjes si në foton e paraqitur mëposhtë që Facebook të mos mbajë regjistrin e vendeve ku keni qenë.

Në Android

Hapni aplikacionin Facebook dhe shkoni në Settings and Privacy dhe më pas Settings.

Shfletoni drejt fundit në seksionin Privacy dhe klikoni opsionin Location.

Klikoni mbi Location Services dhe fikni gjurmimin.

Opsioni Background Location lejon që të zgjidhni nëse do të lejoni që Facebook të gjurmojë vendodhjen tuaj ose jo kur nuk përdorni aplikacionin.