Si të hiqni “Active Mode” në Instagram

20/01/2018 - 19:23

Dalëngadalë të gjitha rrjetet sociale po bëhen njëlloj, sidomos ato të cilat janë nën pronësinë e Marc Zuckerberg. Dashur pa dashur jemi bërë të varur nga rrjetet sociale apo platformat e komunikimit si Facebook, Instagram, Snapchat, Whatsapp dhë këto sjellin shumë risi për të kënaqur përdoruesit e tyre.

Risia e fundit ka ardhur nga Instagram që të themi të drejtën edhe i ka gëzuar edhe i ka mërzitur përdoruesit e saj. Rrjeti më i madh i shpërndarjes së fotografive, tani ka mundësuar statusin e aktivitetit në “Insta Direct” që do të thotë se ndjekësit tuaj do të jenë në gjendje të shohin se kur ka qenë hera e fundit që ju jeni futur në Instagram.

Statusi i aktivitetit aktualisht është i dukshëm vetëm në mesazhet direkte. Gjëja më e mirë për këtë risi është se Instagram-i u ka dhënë përdoruesve mundësinë për të përjashtuar mundësinë që statusi i tyre i aktivitetit të jetë i dukshëm për të gjithë. Ja se si mund ta bëni këtë:

– Lëvizni poshtë derisa të shihni opsionin e ri të ‘Show Activity Status’.
– Klikoni opsionin ‘off’.

Dalja nga statusi i aktivitetit do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të shihni edhe aktivitetin e fundit të të tjerëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sapo kanë nisur shitjet e modelit të ri iPhone XR, Apple nis ftesat për eventin e radhës.

Kompania kineze “Xiaomi” ka sjellë telefonin e parë që i dedikohet video-lojërave.

Rrjeti social Facebook ofroi gjatë këtyre orëve të fundit më shumë informacion rreth hakimit të muajit të kaluar.

Facebook njoftoi të enjten mbylljen e 559 faqeve dhe 251 profileve që nuk kanë respektuar rregullat e tij kundër spam, përfshirë ”kompani

Samsung ka prezantuar versionin Galaxy A9, i pari smartphone që ka kamera me katër lente.

Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës "Bugatti Divo", që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të

Tashmë edhe Instagram po teston një mjet që do të lejonte "spiunimin" e vendndodhjes tuaj.

Facebook ka paralajmëruar përdoruesit se duhet të kenë kujdes nga një mesazh që mund t’ju vijë, i cili është mashtrim.

Facebook Messenger është një nga aplikacionet më të përdorura në mbarë botën, i cili pritet të sjellë një risi në teknologji.

Gjatë ditës së sotme përdoruesit e rrjetit social "Instagram" kanë pasur vështirësi në postimin e fotove dhe videove.