Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Por shpesh ndodh që kur vjen data e pagesës të harrojmë ta shlyejmë dhe të zbulojmë që dikush tjetër pranë banesës e ka lënë routerin pa password! Ose ose ky i fundit je vetë ti..

Geek Room liston hapat se si ta gjesh kur dikush po vjedh internet nga ti:

1. Në browserin tënd shkruaj http://192.168.1.1 e cila të çon në login e routerit tënd, nëse kjo nuk është ip e routerit tend atëhere sipas modelit e gjen këtu.
Username dhe passwordi zakonisht janë “admin” ose “root” nëse jo duhet ta kesh në manualin e përdorimit ose kontakto ofruesin e shërbimit.

2. Ndërfaqja ndryshon në varësi të aparatit por mundohu të gjesh “My Network” dhe kliko mbi të.

3. Tek faqa tjetër do të të shfaqet lista e aparateve që kanë akses tek routeri yt dhe nëse sheh “Filanis Laptop” dhe Filani nuk jeton me ty atëhere: bingo, e kape hajdutin.

4. Hapi i radhës është ndërrimi i paswordit. Ndaj shko tek WiFi dhe më pas tek Main Network ku mund të ndërrosh emrin dhe passwordin. Dhe mundësisht jo “password” apo “12345678”.