Skandal me rrjetet sociale, fotot dhe videot në Instagram e Facebook s’janë private

14/09/2019 - 16:45

Fotografitë dhe videot e postuara në llogari private të Instagram-it dhe Facebook- ut nuk janë vërtet aq private sa mund të duken, përkundrazi janë tejmase të aksesueshme dhe të thjeshta për t’u shkarkuar dhe më pas publikuar nga miqtë dhe followers-at.

E gjitha kjo përmes një procedure fare pak minutëshe! Skemës në fjalë, e cila funksionon edhe me Story-t e Instagram-it i nevojitet vetëm një browser dhe HTML. Fill pas kësaj,e  gjitha realizohet falë vetëm disa klikimeve. Një përdorues mjafton thjesht dhe vetëm të inspektojë imazhet dhe videot e ngarkuara në faqe dhe më pas të marrë prej aty URL-në e burimit. Kjo URL tanimë puiblike, mund të ndahet me njerëz, të cilët nuk janë të loguar në Instagram ose nuk e ndjekin llogarinë private.

Falë disa eksperimenteve të bëra nga BuzzFeed’s Tech + News Working Group, JPEGs dhe MP4s, u vu re se të dhënat private në të vërtetë ishin lehtësisht të cënueshme. Pra, ndonëse një llogari private ndalon qasjen e personave të palejuar për të qenë pjesë e saj, rregulli në dukje strikt është tepër i thjeshtë për t’u thyer.

E njëta gjë vlen edhe për imazhe ose video në Instagram, që pas 24 orëve janë fshirë. Duket se URL-ja e tyre është e vlefshme edhe për së paku dy ditë në vazhdim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

YouTube ka lëshuar një opsion tjetër që kujton përdoruesit të ndalojnë së shikuari video dhe të shkojnë që të flenë.

Rekord i ri për Zoom, videochat që u bë shumë i njohur pas epidemisë së koronavirusit.

Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij.

Në 2020 interneti nuk është më luks, është një domosdoshmëri. Një router wi-fi ndodhet pothuajse në çdo shtëpi.

Çdokush mund të lexojë mesazhet në Instagram pa qenë nevoja që dërguesi ta kuptojë… e kjo falë një “truku” të vogël.

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin r

Kompania Google është duke zhvilluar kartën e saj të debitit, si ‘fizike’ ashtu edhe ‘virtuale, e cila do të jetë rivalja e Apple Card.

Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave të telefonisë celulare në Norvegji kalon në infrastrukturën e kompanisë ‘Telenor’.

Apple dhe Google kanë bashkuar forcat dhe po punojnë së bashku për të krijuar një teknologji që do të paralajmërojë njerëzit nëse kanë qe

Në kohën e pandemisë, janë përhapur edhe shumë teori mbi shkaqet e mundshme të virusit.