Rrjeti më i madh për postimin e fotografive, është përfshirë në një skandal. Instagram ka patur probleme me kompaninë partnere në marketing, Hyp3r.

Instagrami i dërgoi një letër kompanisë që mblidhte të dhënat e përdoruesve me qëllim që të synonte reklama. Ndër të tjera, Hyp3r mblodhi dhe ruajti të dhëna nga Instagram Stories, të cilat zhduken pas 24 orësh dhe nuk janë të arritshme përmes mjeteve që Instagram i vë në dispozicion të palëve të treta.

“Veprimet në fjalë shkelin politikat tona. Për këtë arsye i kemi hequr nga platfrorma jonë. Ne kemi bërë një ndryshim të madh që do ndalojë kompanitë e tjera të kenë akses në të dhënat tonë”, deklaroi një zëdhënës i Instagram-it, për CNBC.